Lajme
Zelensky i dërgon mesazh Le Penit: “Nëse zonja e kupton se ishte mashtruar …”
Demokracia
16:26 | 20 Prill 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i bëri thirrje kandidates presidenciale franceze, Marine Le Pen, e cila kritikohet për afërsinë e saj me Rusinë, të pranojë se ishte mashtruar dhe gjithashtu tha se nuk dëshiron të humbasë marrëdhëniet me Emmanuel Macron, president aktual i Francës dhe kandidat edhe për një mandat.

“Nëse gruaja kandidate e kupton se është mashtruar, marrëdhënia jonë mund të ndryshojë”, tha Zelensky për BMFTV, transmeton Demokracia.com.

“Por”, vazhdoi Zelensky, “Unë nuk jam i bindur se kam të drejtë të ndikoj në atë që po ndodh me ju sot”.

Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron, kandidatë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze, do të përballen në një debat televiziv të mërkurën mbrëma.

“Dua të them se padyshim që mbaj lidhjet me Macron dhe nuk do të doja t’i humbisja ato”, tha Zelensky.

Marine Le Pen-it iu ndalua qëndrimi në Ukrainë në janar 2017 pasi mbrojti aneksimin e Krimesë.

Ajo dënoi pushtimin rus të Ukrainës më 24 shkurt, por përsëri bëri thirrje për “afrim midis NATO-s dhe Rusisë” pasi të përfundojë lufta.

Ajo kritikohet gjithashtu për vizitën e Vladimir Putinit gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2017-ës dhe partia e saj vazhdon të shlyejë një kredi prej 9 milionë euro nga banka e parë çeke e Rusisë, e lidhur me Kremlinin, të cilën ia mori Rusisë pasi bankat franceze e refuzuan atë. /Demokracia.com/

Të ngjashme