Lajme
Zelensky flet për fëmijët e tij: Nuk ua kam shpjeguar se çfarë po ndodh, ma thanë vetë
Demokracia
16:23 | 20 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha për CNN se fëmijët e tij janë të vetëdijshëm për realitetin e luftës në Ukrainë, pavarësisht se fillimisht nuk foli haptazi për këtë.

“Fëmijët e mi e dinë me siguri se çfarë po ndodh. Nuk e di nëse është e mirë apo e keqe. Nuk u kam shpjeguar asgjë fëmijëve të mi. Ata më kanë thënë se lufta po shpërthen në Ukrainë”, tha Zelensky, transmeton Demokracia.com.

“Fatmirësisht, ne nuk kemi pse t’u shpjegojmë asgjë fëmijëve tanë. Për fat, ata kanë qasje në video dhe lajme. Unë shoh që qasja e tyre në këto video është e hapur, ata kanë qasje në to. Mendoj se fëmijët nuk duhet të ndalohen të shohin asnjë lloj video të asaj që ka bërë Rusia. Djali im duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, sepse ndërsa djali im është gjallë, kjo do të thotë se një pjesëtar i ushtrisë ukrainase po e jep jetën e tij për këtë”, tha ai.

Zelensky i ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë me gruan Olena Zelenska.

“Dy ditët e para, ne nuk folëm fare për këtë. Ata nuk bënë pyetje. Ata po mendonin vetë për këtë,” shpjegoi Zelensky.

Ai tha se fëmijët e tij kanë shpresë për fitoren e Ukrainës, “Ata janë krenarë për Ukrainën, shumë krenarë. Ata kanë një shpresë të sinqertë në fitoren tonë”./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024