Lajme
Zelensky e viziton vijën e frontit, mes spekulimeve për fatin e gjeneralit të lartë
Demokracia
16:50 | 04 Shkurt 2024

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka vizituar trupat ukrainase në vijën e frontit në juglindje të vendit, dhe ka shpërndarë medalje, tha zyra e tij të dielën.

Vizita e tij u bë në një kohë spekulimesh se shefi i famshëm i ushtrisë ukrainase mund të shkarkohet.

“Kam nderin të jem këtu sot, për t’i mbështetur luftëtarët dhe për t’i shpërblyer ata. Ata përballen me mision të vështirë dhe kritik për ta zmbrapsur armikun dhe për ta mbrojtur Ukrainën”, tha Zelensky në një komunikatë, pasi e vizitoi rajonin e Zaporizhjas.

Presidenca ukrainase tha se Zelensky i vizitoi pozicionet ushtarake ukrainase në afërsi të fshatit Robotine, i cili ndodhet pothuajse në vijën e frontit.

Pjesa juglindore e Robotines u çlirua në fund të gushtit gjatë kundërofensivës ukrainase kundër forcave ruse.

Zelensky e vizitoi frontin e betejës në një kohë pasigurish për fatin e shefit të ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhny.

Presidenca ukrainase tha se Zelensky i vizitoi pozicionet ushtarake ukrainase në afërsi të fshatit Robotine, i cili ndodhet pothuajse në vijën e frontit.

Pjesa juglindore e Robotines u çlirua në fund të gushtit gjatë kundërofensivës ukrainase kundër forcave ruse.

Zelensky e vizitoi frontin e betejës në një kohë pasigurish për fatin e shefit të ushtrisë ukrainase, Valeriy Zaluzhny. /rel/

Të ngjashme