Lajme
Zelensky do t’u drejtohet liderëve botërorë në forumin ekonomik në Davos
Demokracia
09:59 | 23 Maj 2022

Share:

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jenë të pranishëm në mbledhjen ndërkombëtare të liderëve politikë dhe industrialë, shkruan BBC, transmeton Demokracia.com.

Por një delegacion ukrainas, përfshirë ministrin e Jashtëm, kanë udhëtuar drejt Zvicrës.

“Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: Mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën,” u tha gazetarëve deputetja ukrainase, Ivanna Klympush-Tsintsadze, në prag të samitit.

Samiti nuk është mbajtur që nga janari 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një forum virtual u zhvillua vitin e kaluar, me presidentin rus Vladimir Putin mes folësve./Demokracia.com/

Të ngjashme