Lajme
Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh
Demokracia
12:33 | 28 Prill 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh.

Abc News raporton se Zelensky do të përcjellë mesazhin e tij në seancën plenare të së martës.

Zelensky do t’i drejtohet disa parlamenteve, përfshirë edhe atë të Shqipërisë. Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë.

Shqipëria, anëtare e NATO-s është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe kë dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, i është bashkuar sanksioneve ndaj Moskës.

Të ngjashme