Lajme
Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj
Demokracia
14:14 | 29 Prill 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet përmes një video mesazhi nga Kievi parlamentit të Shqipërisë.

Në urdhrin e firmosur nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, seanca e posaçme është parashikuar të mbahet më 3 maj në orën 11:00.

Kjo do të jetë hera e parë që presidenti Ukrainës do të flasë për një parlament në Evropën Juglindore.

Që prej fillimit të luftës, Zelensky njeriu i kthyer në simbol të rezistencës ukrainase, ka folur për disa parlamente evropiane nga ku ka apeluar për më shumë ndihma ushtarake./tch

Të ngjashme