Lajme
Zelensky dekoron Talat Xhaferin me urdhrin ”Jarosllav i Urti”
Demokracia
23:17 | 22 Tetor 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zenelensky, e ka dekoruar kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin, me urdhrin “Princ Jarosllav i Urti”.

“Jam veçanërisht i nderuar nga lajmi se Presidenti Zelenski me Dekretin numër 734/2022 më ndan Dekoratën Jarosllav i Urti për merita personale të rëndësishme në përforcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, për kontributin e konsiderueshëm në popullarizimin e shtetit të Ukrainës në botë”, ka shkruar Xhaferi në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

“Isha burrështetasi i parë nga rajoni i cili e vizitoi Kievin sepse isha dhe jam i bindur se tmerri dhe pasojat e agresionit, por në të njëjtën kohë, guximi dhe optimizmi i ukrainasve dëshmohet personalisht”, shtoi ai.

Urdhri i Princit Jarosllav i Urti është një çmim i Ukrainës, i cili jepet për shërbime të shquara për shtetin dhe popullin e kombit ukrainas në fushën e shtetndërtimit, forcimin e prestigjit ndërkombëtar të Ukrainës, zhvillimin e ekonomisë, shkencës, arsimit, kulturës, artit, kujdesit shëndetësor, për bamirësi të jashtëzakonshme, humaniste dhe aktivitete publike. Urdhri u krijua më 23 gusht 1995 nga presidenti i atëhershëm ukrainas, Leonid Kuchma.

Xhaferi bëri vizitë të papritur në Kiev në prill të këtij viti. Më poshtë mund të shihni pamje nga vizita e tij.

Të ngjashme