Lajme
Zelensky bën paralajmërimin e frikshëm
Demokracia
21:16 | 05 Mars 2022

Share:

 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse po përparojnë drejt objektit të tretë nuklear.

Zelenksyy ka thënë se forcat ruse tashmë kanë kapur dy termocentrale bërthamore të Ukrainës dhe po përparojnë drejt një të treti. Kështu u ka thënë ai senatorëve të SHBA-së gjatë një telefonate, raporton Al Jazeera.

Zelenskyy ka thënë se termocentrali i tretë i cili është nën rrezik, është termocentrali i Yuzhnoukrainsk, i cili gjendet 120 kilometra në veri të Mykolaivit, një nga qytetet të cila Rusia është munduar t’i mbaj të rrethuar të shtunën.

Ky është një tjetër tentim i Rusisë, që të fus nën kontroll termocentralet nukleare që gjinden në Ukrainë.

Nga shtetet e perëndimit, këto po shihen si veprime shumë të rrezikshme të cilat mund të çojnë drejt një katastrofe të madhe.

Të ngjashme