Lajme
Zelensky: Ajo që po ndodh në Mariupol është torturë deri në vdekje
Demokracia
18:48 | 06 Maj 2022

Share:

Duke iu drejtuar Chatham House, presidenti ukrainas tha se Mariupoli i shkatërruar është një shembull i torturës dhe urisë që përdoret si armë, duke shtuar se asnjë organizatë ndërkombëtare nuk mund të hyjë në qytet, transmeton Demokracia.com.

“Ky trajtim çnjerëzor dhe mizori është mënyra se si ushtria ruse i trajton njerëzit. Vdekja nuk shkaktohet nga lufta. Kjo është torturë deri në vdekje. Ky është terrorizëm dhe urrejtje. I gjithë qyteti u shkatërrua, u shkatërrua. Ukraina ka nevojë për armë dhe pajisje për të kapërcyer bllokadën në Azovstal”, tha Zelensky.

“Rusia do të vazhdojë të sulmojë Ukrainën derisa ne t’i ndalojmë ata”, shtoi ai. /Demokracia.com/

Të ngjashme