Lajme
Zelenskiy zbulon detyrat e ushtarëve ukrainas për sot
Demokracia
14:17 | 13 Mars 2022

Share:

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se detyra kryesore të dielën është të çojë autokolonën humanitare që po udhëton drejt qytetit të rrethuar të Mariupolit në destinacionin e saj.

Në një mesazh të shkurtër në Instagram, Zelensky tha: “Karvani ynë humanitar është dy orë larg Mariupolit, vetëm 80 kilometra larg”, raporton CNN, transmeton Demokracia.com.

“Ne po bëjmë gjithçka për të kapërcyer rezistencën e pushtuesve, të cilët po bllokojnë edhe priftërinjtë e kishës ortodokse, të cilët po shoqërojnë autokolonën me ushqime, ujë, ilaçe.

“Ukraina ka furnizuar 100 tonë, nevojat bazë për qytetarët e saj,” tha ai.

Kolona u nis të shtunën nga qyteti i Zaporizhzia. Mariupol është nën rrethim për më shumë se një javë. Pjesa më e madhe e qytetit është pa energji dhe ujë.

Zelensky tha se pas 18 ditësh konflikt, “Rusia ka humbur mijëra automjete ushtarake, 74 avionë dhe 86 helikopterë”.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet për humbje nga asnjëra palë në konflikt./Demokracia.com/

Të ngjashme