Lajme
Zelanda e Re goditet nga një tërmet tjetër edhe më i fuqishëm
Demokracia
19:48 | 04 Mars 2021

Share:

Një tjetër tërmet shkatërrues goditi Zelandën e Re, me një madhësi prej 7.4 ballë sipas shkallës Rihter.

Kësaj radhe, epiqendra ishte pak më në veri të oqeanit, pranë ishullit Kermadek.

Ky është tërmeti i dytë me një madhësi prej mbi shtatë ballë në vetëm disa orë.

Një tërmet me fuqi 6.9 ballë sipas shkallës së Rihterit tronditi Zelandën e Re më herët sot, njoftoi Aleanca Sizmologjike e SHBA dhe u dha një paralajmërim për cunami.

Valët e cunamit mund të formohen 270 kilometra nga epiqendra e tërmetit, njoftoi Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor.

NBC News raporton se epiqendra e tërmetit është në verilindje të Zelandës së Re, në lindje të Auckland, dhe autoritetet e vendit ishull paralajmëruan qytetarët që jetojnë pranë bregdetit të ngjiten në kodrat afër sa më shpejt të jetë e mundur.

Të ngjashme