Lajme
Zelanda e Re dërgon aeroplanë në Evropë si mbështetje për Ukrainën
Demokracia
10:03 | 11 Prill 2022

Share:

Zelanda e Re do të dërgojë aeroplanët transportues C-130 Hercules dhe 58 ushtarë në Evropë, për ta mbështetur akoma Ukrainën pas fillimit të pushtimit rus, ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së këtij vendi – Peeni Henare.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka paralajmëruar pakon shtesë të mbështetjes në luftën kundër pushtimit rus prej 13 milionë eurove për sigurimin e armëve dhe municionit, transmeton Telegrafi.

“Qëllimi ynë është ta ndihmojmë ushtrinë ukrainase që të ndërpret invazionin brutal të Rusisë, pasi që paqja në Evropë ka rëndësi të madhe për stabilitetin global”, shtoi Ardern.

Gjatë fjalimit të saj ka theksuar se konsideron që një sulm i tillë mbi sovranitetin e një vendi, është kërcënim për të gjithë dhe për këtë Zelanda e Re duhet të gjithçka që të ndihmojë në këtë aspekt.

Ndihma ushtarake për Evropën nga Zelanda e Re do të vazhdojë përmes Britanisë së Madhe, por nga kabineti i kryeministres kanë bërë trupat e tyre nuk do të futen në Ukrainë e as të marrin pjesë në luftime në front.

Të ngjashme