Sport
Zekirija Ramadani nis punën te Gjilani, kryen stërvitjen e parë me ekipin
Demokracia
16:20 | 09 Qershor 2022

Share:

Epoka e Zekirija Ramadanit te Gjilani ka nisur para pak ditësh, kur klubi e zyrtarizoi emërimin e tij.

Tekniku shkupjan tek sot e ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me “kuqebardhët”, shkruan Demokracia.com.

Faqja zyrtare e SC Gjilanit ka ndarë pamjet në rrjetet sociale të stërvitjes së parë të Ramadanit.

Tekniku shkupjan ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin nga Anamorava.

Me ardhjen e tij, Gjilani bëri të ditur se në ditët në vijim do të sjellin edhe përforcimet e para.

Ramadani iu bashkua Gjilanit pas largimit nga Egnatia, klub me të cilin siguroi mbijetesën në Superioren shqiptare./Demokracia.com/

Të ngjashme