Sport
Zekirija Ramadani largohet nga Egnatia, arrin marrëveshje me Gjilanin
Demokracia
21:11 | 01 Qershor 2022

Share:

Zekirija Ramadani i ka dhënë fund aventurës së tij si trajner i Egnatias në Superioren shqiptare.

Ish-trajneri i Prishtinës arriti synimin e edicionit me klubin shqiptar duke e shpëtuar nga rënia në elitën e futbollit në Shqipëria, shkruan Demokracia.com.

Lajmin për largim nga Egnatia e ka dhënë vetë trajneri nga Shkupi përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Zekirija Ramadani tanimë është trajner i lirë, ndërsa ka pasur zëra në mediat kosovare se mund ta merr drejtimin e Gjilanit.

Demokracia.com nga burime të afërta me klubin “kuqebardhë” ka mësuar se bisedime mes palëve ka pasur dhe se ato kanë rezultuar me marrëveshje.

Gjithashtu, mësohet se Ramadani ua ka bërë të qartë me kohë edhe listën e “dëshirave” për merkaton e verës krerëve të klubit.

Zekirija Ramadani ka qenë pjesë e Prishtinës, Feronikelit e Trepçës ’89 në futbollin e Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme