Prishtina ka fituar 0:1 ndeshjen e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll ndaj Drenicës.
Prishtinasit morën me vete në kryeqytet pikët e plota ndaj “kuqezinjve” falë golit të vetëm të realizuar nga Leotrim Kryeziu.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani i cili ka uruar lojtarët e tij, duke e cilësuar këtë fitore si të mundimshme, shkruan Demokracia.com.
“Aksionet bëhen ashtu siç bëhet puna, mirëpo konkretizimi na ka munguar ndeshjet e fundit. Pa e nënvlerësuar Drenicën dhe skuadrat tjera dhe nuk lejojnë aq lehtë të konkretizosh ndaj tyre”, ka thënë Ramadani në “Art Sport”.
“E dinim që kishim përballë një skuadër e cila është ters për ne. I uroj futbollistët për fitoren, ishte një fitore mjaftë e mundimshme sepse gjendja psikologjike pas humbjes në mesjavë nuk ishte ashtu siç duhet”, shtoi tekniku shkupjan. /Demokracia.com