Lajme
Zekaj: Këtë vit janë 32 raste të raportuara për sulm ndaj gazetarëve, më shumë se në çdo profesion
Demokracia
18:51 | 27 Dhjetor 2022

Share:

Avokati i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Yll Zekaj, ka thënë se numri i sulmeve ndaj gazetarëve është në rritje.

Ai tha se gjatë vitit të kaluar në Kosovë janë raportuar 29 raste të sulmeve ndaj gazetarëve ndërsa këtë vit janë 32 raste.

“Numri i gazetarëve të sulmuar brenda këtij viti është shumë shqetësues, duke pasur parasysh se brenda asociacionit i kemi rreth 900 gazetarë dhe kjo na del që janë sulmuar mbi 4 për qind e gazetarëve të sulmuar gjatë vitit, që është numri më i madh ndoshta nga të gjitha profesionet e tjera”, është shprehur Zekaj në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se puna e gazetarëve po lihet në mëshirën e fatit dhe në mëshirën e atyre që po e marrin guximin që t’i sulmojnë gazetarët.

“Nuk kemi reagim institucional në këto raste, kemi deklarata të AGK-së e mediave, faktorit ndërkombëtar por s’kemi reagim të institucioneve shtetërore, të atyre që duhet të ofrojnë siguri për gazetarët, pavarësisht situatave të cilat krijohen”.

“Institucionet e Kosovës po dështojnë ta kryejnë misionin e vetë në raport me gazetarët dhe kjo do të reflektohet edhe në indeksin e sigurisë për gazetarët për këtë vit, pasi s’po arrijnë që gazetarët ta kryejnë punën e tyre në mënyrë të papenguar”, është shprehur Zekaj.

Të ngjashme