Lajme
Zeka: Prindërit duhet t’i tregojnë fëmijëve se ka njerëz të këqinj rrugëve
Demokracia
18:56 | 29 Korrik 2022

Share:

Psikologu, Arben Zeka, ka thënë se prindërit duhet të jenë të sinqertë dhe të hapur me  fëmijët e tyre, sa i përket asaj se çka mund t’i pres jashtë shtëpisë, pas raportimit për sulmin seksual ndaj nj gjashtëvjeçareje në Prishtinë.

“Duhet të jemi sa më të hapur dhe të sinqertë me fëmijët tanë. Duhet të iu tregojmë se ka njerëz të këqinj rrugëve, ka njerëz të këqinj që mundemi me i pas përbrenda mahallës, duhet të jemi të kujdesshëm me njerëzit që nuk i njohim”, tha Zeka në Info Magazine të Klan Kosova.

Zeka po ashtu tha se prindërit duhet të edukohen në mënyrat se si të sillen më fëmijët e tyre.

“Prindërit tanë tashmë nuk janë të edukuar, dhe duhet të flasim se si t’i edukojmë prindërit për fëmijët, se si duhet ata të edukojnë fëmijët e tyre, si të sillen ata me fëmijët e tyre dhe si të punojnë me vetën e tyre, dhe si të zgjidhin konfliktet e tyre të brendshme që i kanë, të cilat jo rastësisht ndoshta ato konflikte po i shfaqin para fëmijëve të tyre”, tha Zeka në Info Magazine të Klan Kosova.

“Nëse ne i japim ligjërata atyre se si është edukimi seksual apo format e tjera përbrenda familjes, forma më e mirë që kishin mujt me bo prindërit është përmes sjelljes që ata e kishin shfaq para fëmijëve”.

Tutje Zeka tha se në Kosovë problem është edukimi i familjes si dhe edukimi i çifteve, pasi siç tha ai, ka plot çifte që problemet e tyre i shfaqin në rrugë.

 

Të ngjashme