Lajme
Zeka pas shkarkimit të Fadil Kodrës: Këto poshtërime që po i bëhen luftëtarëve të lirisë, kurrë nuk falen
Demokracia
22:30 | 15 Korrik 2022

Share:

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas shkarkimit nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, dhe pjesëtarin e grupit të Komandantit Adem Jashari, Fadil Kodra.

Zeka në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se këto poshtërime që po i bëhen luftëtarëve të lirisë, nuk falen kurrë.

“E paskan shkarkua edhe Fadil Kodren Fadili është ekzemplar ne vete, i luftës, po edhe i paqes. Prej vitit 1990, bashke me Adem Jasharin, me pushke ne krah. Historia, dy gjera nuk ka me i fale. E para, kurrë nuk ka me i fale politikanet e paditur e bazhibazuk, që lejuan me ardhe ne pushtet Kmeret e Kuq te Kosovës. E dyta, këto marre dhe poshtërime qe po i bëhen luftëtarëve të lirise, kurrë nuk falen!!”, ka shkruar Zeka.

LEXO EDHE:

Lushtaku reagon pas shkarkimit të bashkëluftëtarit të Adem Jasharit: Qeveri proserbe dhe anti UÇK

 

Të ngjashme