Sport
Zeka: Llapi skuadër cilësore, por dalim “faqebardhë” nga ai takim
Demokracia
13:19 | 03 Mars 2022

Share:

Të dielën, me 6 mars, stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë arenë e ballafaqimit mes Ballkanit dhe Llapit.

Fitorja në këtë sfidë do të thoshte shumë për dy taboret, raporton Demokracia.com.

Ballkani është lider i tabelës me 45 pikë, gjashtë më shumë se Llapi që pozicionohet në vendin e katërt, por që është në hap për titull bashkë me dy rivalët e Anamoravës, Dritën (41) e Gjilanin (43).

Futbollisti që po kalon formë të jashtëzakonshme te Ballkani në stinorin pranveror, Mevlan Zeka ka thënë se ata janë përgatitur maksimalisht për këtë duel.

Pretendentët për titull masin forcat në Suharekë, Ballkani dhe Llapi kanë gati “artilerinë”

Zeka që ka regjistruar tre gola në katër paraqitjet e fundit shton se përkundër cilësisë që posedon ekipi llapjan, ata do dalin “faqebardhë” këtë takim.

“Ne jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. E dimë që Llapi ka cilësi brenda skuadrës, por mendoj se ecurinë tonë pozitive do ta vazhdojmë tutje. Pritshmërit tona janë të qarta. Ne do të luftojmë për objektivat e skuadrës deri në fund. Duke parë ligën e Kosovës, tani çdo dy javë ka derbi. Sepse gjitha skuadrat do të ndeshen mes veti, ndërsa për derbin me Llapin duke parë atmosferën dhe seriozitetin, mobilizimin në skuadër mendoj që do të dalim faqebardhë nga ky takim”, deklaroi anësori i Ballkanit, Mevlan Zeka të enjten për Demokracia.com.

Ballafaqimi mes Ballkanit dhe Llapit luhet të dielën me fillim nga ora 13:30. /Demokracia.com/

Të ngjashme