Sport
Zeka ia sheh “sherrin” akuzave në drejtim të FFK-së, përfundon në disiplinore së bashku me presidentin e Ballkanit
Demokracia
12:40 | 08 Prill 2021

Share:

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka dhe i pari i Ballkanit, Arsim Kabashi kanë përfunduar në disiplinë nga Komisioni i Garave.

Zeka ka përfunduar në disiplinë për arsye se kishte akuzuar rëndë organet e Federatës së Futbollit të Kosovës në emisionin “Dueli Sportiv”.

Ndërsa Kabashi kishte ofenduar dhe kërcënuar gjyqtarët pas ndeshjes Ballkani – Prishtina e zhvilluar në Suharekë.

Këto janë inicimet disiplinore:

Inicime disiplinore:

ndaj kryetrajnerit të SC Gjilani, Ismet Munishi me numër të ID 009766M74, pasi në emisionin sportiv të ATV-së me 04.04.2021 deklaron se në ndeshjen FC Prishtina – SC Gjilani java e 26-të, FC Prishtina në favor të vetin kishte gjyqtarët si (lojtarin e 12-të) dhe ndikuan në rezultatin përfundimtar të ndeshjes si dhe prejudikon sipas teorive të tij se kush do të bëhet kampion duke thyer Kodin e etikës sportive.

ndaj kryetarit të KF Trepça’89, Abedin Zeka, për shkak se në emisionin sportiv të TV Dukagjini (Dueli Sportiv) me 04.04.2021 akuzon rëndë organet e FFK-së pa fakte, që është në kundërshtim me Kodin e etikës sportive.

ndaj kryetarit KF Ballkani, Arsim Kabashi me numër ID 009626M85. Pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet KF Ballkani – FC Prishtina, e zhvilluar me datë: 04.04.2021, në ambientet zyrtare të stadiumit i ofendon dhe i kërcënon gjyqtarët e ndeshjes.

ndaj zyrtarit të KF “Trepca’89”, Arsim Islami me numër ID 009898M75 në minutën e 77-të ndëshkohet me karton të kuq sepse me tone të larta ofendon gjyqtarët e ndeshjes KF Drenica – KF Trepca’89, ku edhe pas përfundimit të ndeshjes kishte vazhduar me sharje ndaj gjyqtarëve.

ndaj lojtarit të KF Drenasi, me numër 22 Flamur Shala, me numër të ID 011361M92, në minutën e 82-të (godet me dorë lojtarin kundërshtar) ndëshkohet me karton të kuq në ndeshjen e javës së 21-të, KF Vushtrria – KF Drenasi. /Demokracia.com

Të ngjashme