Lajme
Zejnullahu: Me ndëshkimet e ulëta, institucionet po dështojnë që t`i mbrojnë gratë
Demokracia
12:28 | 25 Prill 2024

Share:

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floreta Zejnullahu në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se nga viti 2010 deri në vitin 2024 në Kosovë, janë vrarë 57 gra.

Përderisa, deputetja e PDK-së kritikoi institucionet e vendit, ngase sipas saj po dështojnë në mbrojtje të grave.

“Dy vrasjet qe ndodhen me një periudhë shumë afër njëra-tjetrës në aspektin kohorë ishin për bashkues për ne ndaj dënimit të tyre dhe kërkimit sa më të shpejtë të drejtësisë për autorët. Nga viti 2010 deri në 10 prillin e vitit 2024 në Kosovë janë vrarë rreth 57 gra vetëm në vitin 2024 kemi rreth 700 raste të raportuara të dhunës ndaj tyre. Me ndëshkimet e ulëta, institucionet po dështojnë që t`i mbrojnë gratë, dënimet me gjoba të ultë e nganjëherë qesharake”, tha Zejnullahu.

Derisa, Zejnullahu përmendi edhe disa raporte dhe organizata, të cilat sipas saj kanë treguar shqetësim për dhunën, diskriminimin dhe format e tjera të dhunës ndaj grave.

“Gjendjen e rëndë në Kosovë e faktuan edhe dy raporte kredibile ndërkombëtare, Departamenti Amerikan i shtetit paraqiti shqetësimet tejet serioze për dhunën sistematike, diskriminimin dhe format e tjera të dhunës ose ngacmimeve në baza gjinore. Pas kësaj dje kishim edhe raportin e Organizatës Feed House e cila tregon se si institucionet publike, në këto gratë po diskriminohen nga pozitat udhëheqëse. Muaj më parë ishte edhe Progresi për Kosovën nga BE-ja, ky raport na kujtoi se kishte progres të përkufizuar në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje”, deklaroi ajo.

Ndryshe, javë më parë në Kosovë u vranë dy gra nga bashkëshortët e tyre.

Të ngjashme