Lajme
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Biden nuk pendohet që e quajti Putinin vrasës
Demokracia
20:23 | 18 Mars 2021

Share:

Një luftë deklaratash po zhvillohet midis Uashingtonit dhe Moskës.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki tha se Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk është penduar që e quajti homologun e tij rus, Vladimir Putin një “vrasës”.

Në një intervistë të transmetuar dje në televizionin ABC, Biden tha se ai besonte se Putini ishte një vrasës dhe paralajmëroi se ai do të vuante pasojat.

Psaki theksoi se Biden nuk pendohet aspak, duke iu përgjigjur pyetjeve nëse presidenti amerikan është i shqetësuar se këto deklarata do të përshkallëzojnë marrëdhëniet tashmë të tensionuara midis Uashingtonit dhe Moskës.

Të ngjashme
Lajme • 11 Prill 2025
Lajme • 10 Prill 2025