Lajme
Zëdhënësja e PSD-së publikon videon ku policët e përplasin Dardan Molliqajn te hyrja e qeverisë
Demokracia
19:04 | 29 Janar 2022

Share:

PSD-ja ka publikuar një sekuencë ku shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës duke e përplasur Dardan Molliqajn në protestën e sotme.

Natyra Kuçi duke ia bashkangjitur videon shkrimit të saj në Facebook ka thënë se ‘nuk ka kush qe e frenon fuqinë e drejtësisë se njerëzve te angazhuar!”.

“Polici e dhunshme dhe joprofesionale. Qeveri qe nuk përfaqëson. Shkallet e ndërtesës se Qeverise nuk ka pse te mbrohen. Hapësira i takon qytetarit. Objektet janë te burokrateve te bllokuar, hapësira është e qytetareve te lire. Ajo duhet te jete e lire, ne secilën proteste pavarësisht kush e organizon. Taktikat selektive përbejnë diskriminim. Nuk ka kush qe e frenon fuqinë e drejtësisë se njerëzve te angazhuar!“, tha ajo.

Kujtojmë se sot gjatë ditës janë mbajtur protesta para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës për shtrenjtimin e tarifave të energjisë. Në këtë protestë morën pjesë shumë qytetarë.

Policia paralajmëron hetime pas protestës së PSD-së: Tre policë janë lënduar lehtë

Të ngjashme