Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka bërë të ditur se ka pasur një takim me gazetarin e RTK-së, Blerim Haxhiaj.
I njëjti që e ledhatoi Kurtin në intervistën në RTK.
Megjithatë, Manxhuka duket se i parapriu lajmit të Klan Kosovës, të cilët del se e kishin incizuar takimin.
Postimi:
Sapo isha në takim me gazetarin Blerim Haxhiaj në një lokal në mes të Prishtinës. Erdhi nje gazetare e KlanKosovës, kinse me telefon duke biseduar me dikë, ndërkohë shihej butoni i “Start/Pause” nga aeroplani, ishte duke na incizuar. Ftojmë t’i ndjekin edhe takimet me gazetarë/moderatorë të tjerë.
Për më shumë na ndiqni sot në KlanKosova.