Lajme
Zëdhënësi i Putinit për mbylljen e qiellit për Lavrovin drejt Serbisë: Veprim armiqësor
Demokracia
15:01 | 06 Qershor 2022

Share:

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov komentoi vizitën e anuluar të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Serbi.

Ai e quajti atë “veprim armiqësor”, shkruan Demokracia.com.

“Mbyllja e qiellit të një numri vendesh për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në rrugën e tij për në Serbi do të ndryshojë orarin e takimeve, por nuk do të ndikojë ndjeshëm në marrëdhëniet”, tha Peskov.

“Sigurisht, veprime të tilla armiqësore ndaj vendit tonë dhe zyrtarëve tanë të lartë nuk mund të shkaktojnë probleme të mëdha, por mund të çojnë në ndryshimin e planit të disa bisedimeve”, shtoi ai.

Ai shtoi se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në marrëdhëniet e Rusisë me vendet mike si Serbia. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme