Lajme
Zëdhënësi i Putinit: Masakra në Bucha është e rreme, gazetari: A e kuptoni sa e shëmtuar tingëllon kjo që thoni
Demokracia
19:38 | 07 Prill 2022

Share:

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov ka dhënë një intervistë të gjatë për Sky News. Gjatë intervistës, ai mohoi se forcat ruse kishin kryer krime lufte në Ukrainë, përcjellë Demokracia.com.

Gazetari Mark Austin e pyeti Peskovin për pamjet e trupave të vdekur në rrugët e Buchas.

“E gjitha është e sajuar, është një gënjeshtër”, tha Peskov, të cilit gazetari iu përgjigj: “A e kuptoni sa e shëmtuar tingëllon kjo që thoni?

“Pamjet nga Bucha janë falsifikuar. Ne kemi folur për të për disa ditë, por askush nuk dëshiron të na dëgjojë. E gjitha mund të jetë një gënjeshtër. Ndonjëherë duhet të dyshojmë në atë që na paraqitet”, një zëdhënës i Putinit.

“Mund të vendosni çdo datë në imazhin satelitor”, tha Peskov, duke shtuar se autoritetet ruse së shpejti do të japin shpjegime të hollësishme për këtë çështje. /Demokracia.com/

Të ngjashme