Lajme
Zëdhënësi i PDK-së për vizitën e Krasniqit në Uashington: Është tradicionale për ne që të koordinohemi me SHBA-në
Demokracia
15:57 | 18 Nëntor 2022

Share:

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka thënë se PDK-ja e ka mendësi tradicionale që të koordinohet me SHBA-në për politikat e saj në Ballkan dhe në Kosovë.

Abdullahu ka thënë se vizita e Krasniqit në SHBA e vërteton se natyra e kësaj marrëdhënie tashmë tradicionale vazhdon të jetë e dyanshme, PDK – SHBA.

Kjo vizitë, sipas tij, ka mundur të anulohet me të njëjtin rekomandim apo të ngjashëm siç bëri SHBA-ja në raport me disa ministra të Qeverisë Kurti, duke i thënë edhe opozitës se ka punë më të rëndësishme në Kosovë apo duke kërkuar që të vazhdohet me reforma partiake, por kjo nuk ndodhi.

“Vizita e Memli Krasniqit në SHBA – çka, pse, si.

Vizitën e Kryetarit të PDK-së, z. Memli Krasniqi në SHBA e cila po vazhdon, duhet parë dhe vlerësuar në disa segmente, për ta kuptuar drejtë në rrethanat aktuale.

Në rend të parë kjo vizitë:

1) Është në kuadër të mendësisë tradicionale politike të PDK-së, të cilën ajo e ka të ndërtuar për vite të tëra që të koordinohet me gjeopolitikat euro-atlantike dhe konkretisht me politikat e SHBA-së në Ballkan dhe posaçërisht në Kosovë. Memli Krasniqi në krye të PDK-së po e vazhdon një diçka që për këtë parti është sa normale aq edhe kruciale.

2) Është vizitë që e vërteton se natyra e kësaj marrëdhënie tashmë tradicionale vazhdon të jetë e dyanshme, PDK – SHBA. Prandaj, PDK dhe Memli Krasniqi, pritet atje shkëlqyeshëm, ka dhe do të ketë në ditët në vazhdim takime shumë të rëndësishme.

3) Është vizitë që ka mundur të anulohet me të njëjtin rekomandim apo të ngjashëm siç bën SHBA-ja në raport me disa Ministra të Qeverisë Kurti – si p.sh. – Edhe ju si opozitë keni punë të rëndësishme në Kosovë, apo – vazhdoni me reforma partiake, apo diçka të ngjashme, por jo. Mikpritja e Memli Krasniqit nuk ka humbur asgjë nga tradicionalja me raportin PDK- SHBA, përkundrazi është vazhdim si faqe e re e kësaj historie gjithsesi të lavdishme dhe pragmatike.

4) Është vizitë që lë të nënkuptohet se është edhe mirëkuptim dhe pëlqim jo vetëm i tërthortë (sidomos takimet në Bruksel) për reformat që është duke i bërë PDK dhe të cilave po ju prinë me shumë vendosmëri dhe kreativitet Memli dhe ekipi i tij”, ka shkruar zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu. /Demokracia.com/

Të ngjashme