Lajme
Zëdhënësi i PDK-së për Kurtin: Për tutcan nuk ka hajmali
Demokracia
17:01 | 08 Gusht 2022

Share:

Zëdhënësi politik i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, e quan kryeministrin Albin Kurti, politikan paranojak.

Në këtë kontekst ai ka shtuar fjalën e urtë popullore “Për tutcanin nuk ka hajmali”.

“Kurti me të kaluarën e tij politike të pandershme populiste ia ka kurthuar vetes këmbët. Shqiptarët thonë për tutcanin nuk ka hajmali. A ka ‘hajmali politike’ që mund t’i ndihmoj qeveritarët e sotëm?”, ka shkruar Abdullahu.

“Albin Kurti me paranojën e tij, qasjen miqësore dhe shumë të dobishme të SHBA-së ndaj Kosovës që u pa edhe në rastin e fundit në veri, mund ta kuptoj si përgatitje të një ‘kurthi politik’ për të nga amerikanët”.

“Ai dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas ‘si të tjerët para tij’ duhet të bëj lëshime ‘të dhimbshme’. Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të VV-së dhe Kurtit tash e shumë vite për të gjitha ata pushtetarë të Kosovës që kanë dialoguar me Serbinë”.

Abdullahu ka theksuar se ShBA-ja nuk përgatit kurrfarë kurthe për Qeverinë e Kosovës.

Të ngjashme