Lajme
Zëdhënësi i LVV-së bëhet analist politik i zgjedhjeve në Slloveni| Mbron ambasadorin Berishaj
Demokracia
16:31 | 23 Prill 2022

Share:

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas skandalit në të cilin është përfshirë ambasadori i Kosovës, Martin Berishaj.

Manxhuka në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se asnjë medium nuk i ka cituar raportimet e televizionit TV Planet për këtë skandal, përcjell Demokraica.com.

Ai pretendon se pronari i këtij televizioni ka lidhje edhe me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

“Dje, të gjitha subjektet e mëdha në Slloveni kanë mbajtur konferencë për media me ku deklaruan se do të bashkëpunojnë së bashku dhe asnjëri nuk do të bëjë koalicion me Janez Jansen, që ata e sulmojnë si autocrat, madje në debatin e fundit mbrëmë Luka Mesec nga partia ‘Levica’ theksoi që Jansha krahas Kim Yong e ka futur Slloveninë në linjë me Korenë e Veriut që nuk i uroi për kohë të gjatë fitoren Biden-it në ShBA. Në Slloveni tashmë ka një konsensus për keqorientimin e Janshës me liderët autokrat”, ka shkruar Manxhuka.

Postimi i plotë i zëdhënësit të LVV-së:

Edhe për faktin që kam jetuar një kohë në Slloveni gjithnjë ndjek zhvillimet politike atje. Dje ishte përballja e fundit e kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 24 prillit 2022.

Aktualisht gara kryesore po zhvillohet mes subjektit të ri ‘Lëvizja për Liri’ të Robert Golob dhe kryeministrit aktual Janez Jansha. Aktualisht në të gjitha matjet prin Golob, madje me këtë lidhet i gjithë sikleti i kinse aferës. Një fakt edhe më interesant bëhet që pothuajse asnjë medium serioz nuk e ka cituar publikimin e asaj ‘afere’ pos TV Planet me pronar hungarez, për të cilin në Slloveni flitet për afërsinë e tij me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.

Dje, të gjitha subjektet e mëdha në Slloveni kanë mbajtur konferencë për media me ku deklaruan se do të bashkëpunojnë së bashku dhe asnjëri nuk do të bëjë koalicion me Janez Jansen, që ata e sulmojnë si autocrat, madje në debatin e fundit mbrëmë Luka Mesec nga partia ‘Levica’ theksoi që Jansha krahas Kim Yong e ka futur Slloveninë në linjë me Korenë e Veriut që nuk i uroi për kohë të gjatë fitoren Biden-it në ShBA. Në Slloveni tashmë ka një konsensus për keqorientimin e Janshës me liderët autokrat.

Mbajmë mend kur portali slloven ‘Necenzurirano’ nxori dokumentin e idesë së të ashtuquajturit ‘Shkëmbim Territorial’ apo ndarjes së Kosovës ku theksohej iniciativa e Janshës në këtë drejtim në ndihmë të liderëve e ish-liderëve të Kosovës e Serbisë.

Të gjithë ata që kuptojnë sllovenisht në linqet më poshtë gjejnë konferencën e Robert Golob pas prentendimeve nga media të Janshës, ndërkohë po ashtu gjeni më poshtë konferencën e përbashkët anti-Jansha të subjekteve kryesore në Slloveni.

https://www.24ur.com/…/golob-o-svojem-premozenju.html

https://www.24ur.com/…/opozicijske-stranke-bodo-pred…

Po ashtu, kompania GEN-I sllovene që ka përfaqësi në gjithë Evropën nuk ka asnjë lidhje me kompaninë serbe GENEX./Demokracia.com/

Të ngjashme