Lajme
Zëdhënësi i BE-së tregon se cilat janë sanksionet që iu vendosen Kosovës dhe kur u njoftua qeveria për to
Demokracia
20:21 | 03 Korrik 2023

Share:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar se BE-ja ka vendosur të zbatojë një sërë masash ndaj Kosovës për shkak se nuk ka ndërmarrë hapat e duhur për të de-përshkallëzuar situatën.

Ai tha për Tanjug se puna e organeve të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit është pezulluar përkohësisht, se është vendosur që Kosova të mos ftohet në ngjarje të nivelit të lartë, se vizitat dypalëshe do të ndërpriten, përveç atyre që synojnë zgjidhjen e krizës në veri në kuadër të dialogut me mbështetjen e BE-së, transmeton Demokracia.com.

“Programimi i fondeve për Kosovën në kuadër të ushtrimit programor IPA 2024 është vënë gjithashtu në pritje. Propozimet e dorëzuara nga Kosova në kuadër të Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (VBIF) nuk janë dorëzuar për shqyrtim nga Komiteti i VBIF më 29-30 qershor”, tha Stano dhe shtoi se autoritetet në Prishtinë janë njoftuar për këto masa më 28 qershor.

Stano më herët ka njoftuar se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën në ditët në vijim, si dhe se pritet që gjatë vizitës të diskutohet për qetësimin e tensioneve në veri të Kosovës dhe vazhdimi i dialogut. /Demokracia.com/

Të ngjashme