Lajme
Zëdhënësi i BE-së: Propozimi evropian, për të cilin Kurti dhe Vuçiq diskutuan në Bruksel, s’ka nevojë të nënshkruhet
Demokracia
15:11 | 02 Mars 2023

Share:

Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme, Peter Stano tha sot se propozimi evropian, i cili u diskutua të hënën në Bruksel nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk është tekst që duhet të nënshkruhet, transmeton Demokracia.com.

Stano, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse propozimi evropian është përfundimtar apo ka mundësi për ndryshimin e tij, theksoi se nga vetë teksti i propozimit është e qartë se nuk ka qenë asnjëherë për nënshkrimin e këtij dokumenti.

“Nga teksti shihet qartë se nuk ka qenë asnjëherë për nënshkrim. Takimi i së hënës së kaluar i është kushtuar diskutimit të propozimit evropian. Është miratuar nga të dyja palët se nuk nevojiten diskutime të reja për propozimin evropian, i cili tani është një marrëveshje për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, tha Stano. /Demokracia.com/

Të ngjashme