Lajme
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian: Disa prej masave ndëshkuese ndaj Kosovës veçse kanë hyrë në fuqi
Demokracia
13:41 | 14 Qershor 2023

Share:

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se disa prej masave ndëshkues ndaj Kosovës veçse kanë hyrë në fuqi.

Stano ka thënë se përveç masave që kanë hyrë në fuqi menjëherë disa tët jera ende po diskutohen.

“Siç e kam thënë, ka një seri masash të ndryshme… disa prej tyre kanë hyrë në fuqi menjëherë, disa të tjera ende po diskutohen. Dhe shtetet anëtare do të vendosin se a do të kalojmë në hapin tjetër, pastaj tjetrin e tjetrin. Por, spektri është shumë i gjerë.” – ka thënë ai.

Ai përsëriti se këto ishin masa të përkohshme që do të vareshin nga zhvillimet në terren.

Këto masa po vendosen për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe mos-veprimit të qeverisë Kurti ndaj kërkesave të BE-së për de-përshkallëzim të situatës në komunat në veri.

Të ngjashme