Lajme
Zëdhënësi i AAK-së: Protesta e VV-së nga analfabetët e Kurtit, për ta tërhequr vëmendjen nga skandali i Martin Berishajt
Demokracia
16:55 | 31 Janar 2023

Share:

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili përmes një postimi në Facebook ka thënë se në protestë u panë ata pëkrahësit deluzional të kryeministrit Kurti.

“Në shesh sot i pamë ata përkrahësit deluzional të Kurtit. Ata që kanë mbet pa u rahatu në kapjen e shtetit. Me protestë pa e ditë arsyen e protestës, me gabime dhe ironikisht duke e përqafuar tezen e Kurtit se shqiptarët janë analfabetë, dolën analfabetët e Kurtit”, ka shkruar Xhemaili.

Poashtu, ai ka thënë se mashtrimet e Kurtit tash shihen si të vërteta vetëm nga ata që janë të verbër ndaj realitetit.

“Kjo është një përpjekje e mjerë e Kurtit për ta tërhequr vëmendjen nga skandali i Martin Berishajt me protestë koti në shesh. Kurti, ky udhëheqës i kapluar nga vetëdashnia e buzë greminës, vret te gjitha qendrimet e veta. Mashtrimet e Kurtit tash shihen si të vërteta vetëm nga ata që janë të verbër ndaj realitetit”, ka përfunduar Xhemaili.

Postimi i plotë:

Të ngjashme