Lajme
Zëdhënësi i AAK-së: Kurti po i godet grevistët sikur Millosheviqi dikur
Demokracia
17:38 | 25 Gusht 2022

Share:

Zëdhënësi i AAK-së Lulëzim Blaka ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti, për ndaljen e pagave për të gjithë ata punëtorë të arsimit që i bashkohen grevës.

Blaka ka thënë se për herë të dytë po e përjeton këtë gjë, e para ka ndodhur në vitin 1990 ku Millosheviqi i largoi nga puna punëtorët shqiptarë për shkak të grevës dhe tash nga  kryeministri Kurti me ndaljen e pagave.

“Hera e dytë që përjetoj goditjen e shtetit kundër grevave punëtore. Herën e parë në Shtator 1990, si fëmijë e mbajë mend largimin masiv të shqiptarëve nga puna, sepse kishin marrë pjesë në protestën e BSPK, asokohe të udhëhequr nga i madhi Hajrullah Gorani. Goditja e dytë ndaj grevistëve, po ndodh tash nga Kurti. T’paktën ky veç pagat po ju ndalë, nuk po i largon prej punës sikur Millosheviqi dikur, Edhe pse me këtë mentalitet, edhe prej punës i largon”, ka shkruar Blaka.

Postimi i plotë:

Hera e dytë që përjetoj goditjen e shtetit kundër grevave punëtore.

Herën e parë në Shtator 1990, si fëmijë e mbajë mend largimin masiv të shqiptarëve nga puna, sepse kishin marrë pjesë në protestën e BSPK, asokohe të udhëhequr nga i madhi Hajrullah Gorani.

Goditja e dytë ndaj grevistëve, po ndodh tash nga Kurti. T’paktën ky veç pagat po ju ndalë, nuk po i largon prej punës sikur Millosheviqi dikur, edhepse me këtë mentalitet, edhe prej punës i largon.

#megrevistet

 

Të ngjashme