Sport
Zëdhënësi brazilian nën kritika për abuzim me mace: Ai e kapi kafshën dhe e hodhi në dysheme gjatë konferencës
Demokracia
09:43 | 08 Dhjetor 2022

Share:

Ekipit brazilian të futbollit dhe yllit të saj, Vinicius iu ndodhi një situatë e papritur gjatë konferencës për media të mbajtur një ditë më parë.

Vëmendjen në atë konferencë e mori një mace e cila u shfaq papritur teksa futbollisti brazilian po fliste para gazetarëve.

Zëdhënësi për media i Brazilit që ishte gjithashtu i pranishëm në atë konferencë e largoi macen duke e hedhur në dysheme.


Për këtë arsye ai është në kritika për abuzim me një mace, njoftojnë mediat e huaja.

E gjithë situata u përcoll me të qeshura nga të pranishmit, por edhe nga futbollisti Vinicius./Demokracia.com/

Të ngjashme