Lajme
Gashi: Me ‘izen’ e Kurtit, Kusari – Lila ka folur me Radojiçiqin – mua s’më ka thirrë kurrë për kafe
Demokracia
11:00 | 13 Korrik 2023

Share:

Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, e ka mbajtur një fjalim në Kuvendin e Kosovës, ku ka folur rreth përgjimeve të Mimoza Kusarit, shefe e grupti parlamentar të VV-së, dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe.

Ai e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe LVV-në.

“Zdravo Albin” – ishte përshëndetja hyrëse Gashit për kryeministrin Kurti.

Sipas Gashit, Kurti është i përfshirë direkt në këtë komunikim me Milan Radojiçiqin, i sanksionuar nga ShBA-ja dhe i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“I kisha pyetjen nëse kryeministri kishte njohuri se shefja e grupit parlamentar komunikon me Radojiçiiqn, kryeministri e dha përgjigjen kur tha që shefja ka autorizime dhe angazhimë për të bërë numrat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo ishte përgjigje që e përfshin direkt kryeministrin në këtë komunikim, i cili përveçse është komunikim kriminal, është edhe komunikim kundër çdo vlere të cilat i përfaqëson shteti i Kosovës” – tha ia në Kuvend.

Të ngjashme