Sport
Zbulohet shuma që përfitoi Ronaldo pas “het-trikut” ndaj Norwich Cityt
Demokracia
18:32 | 17 Prill 2022

Share:

Tregolëshi i Cristiano Ronaldos për Manchester Unitedit në fitoren 3:2 ndaj Norwich Ctyt nënkupton se ai fitoi mjaftueshëm përmes bonuseve.

Pesë-herë fituesi i “Topit të Artë” ishte ylli i ndeshjes së djeshme duke ndihmuar Man Unitedin të qëndrojë në garë për top-katërshe.

Ronaldo u rikthye në “Old Trafford” verën e kaluar dhe nënshkroi kontratë me shumë bonuse, derisa sipas “The Sun” ai i mori dy bonuse në një ndeshje.

Tre golat e tij ndaj Norwichit nënkuptojnë 21 gola për të këtë edicion, duke bërë që ai të arkëtojë 750 mijë funte pasi e kaloi shifrën e 20 golave këtë edicion.

Poashtu, raportohet se Ronaldo do të përfitojë një shtesë prej një milionë funtesh nëse ai e mbyll edicionin si top-golashënues i Man Unitedit./Demokracia.com/

Të ngjashme