Interi paraqiti një ofertë të madhe prej 225 milionë euro për të nënshkruar me Lionel Messin në vitin 2006.
Kjo ishte zbuluar nga presidenti i ri i Barcelonës, Joan Laporta i cili u rikthye për herë të dytë në klub në fillim të këtij viti, transmeton Demokracia.com.
Gjatë mandatit të tij të parë nga viti 2003 dhe 2010, teksa në atë periudhë ai ka zbuluar se klubi i tij refuzoi një ofertë të madhe për Messin 15 vite më parë.
“Ne refuzuam një ofertë prej 250 milion euro që vinte nga Interi në 2006. Moratti donte ta sillte atë në klubin e tij”, i tha Laporta “Radi Onda Ceros”.
E ardhmja e yllit argjentinas te “Blaugrana” është në pikëpyetje pasi në verën e vitit të kaluar kishte kërkuar të largohej nga “Camp Nou”.
Me ardhjen e Laportas në krye të klubit, gjërat mund të ndryshojnë në lidhje me këtë çështje. /Demokracia.com