Sport
Zbulohet shuma marramendëse që do të marrin lojtarët e Realit nëse e fitojnë Championsin
Demokracia
22:16 | 07 Maj 2022

Share:

Real Madrid po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm. Los Blancos kanë fituar titullin në La Liga dhe më 28 maj do të kenë mundësinë të fitojnë edhe Champions League në finalen kundër Liverpool-it.

Një fitore që do të pasuronte llogaritë bankare të lojtarëve madrilenë. Mundo Deportivo ka publikuar një raport të bonuseve që futbollistët do të përfitonin në rast të fitores së kampionatit dhe Champions-it.

Secili nga lojtarët ka përfituar 500 mijë euro për triumfin në La Liga dhe mund të fitojnë 800 mijë euro të tjera në rast të një triumfi në Champions, për një total prej 1.3 milionë eurosh.

Trajneri Carlo Ancelotti do të përfitojë 1 milionë euro nëse do të arrijë të ngrejë në qiell kupën me veshët e mëdhenj 28 majin e ardhshëm. /Demokracia.com

Të ngjashme