ShowBiz
Zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së princit Filip
Demokracia
09:50 | 06 Maj 2021

Share:

Certifikata e vdekjes së Princ Filipit ka deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të moshës së vjetër.

Pallati Buckingham njoftoi se Duka i Edinburgut ndërroi jetë paqësisht në Castle Windsor më 9 Prill, por pa zbuluar më shumë detaje.

Mediat e huaja raportojnë se nuk është identifikuar asnjë sëmundje që mund të ketë ndikuar në vdekjen e tij.

Philip kaloi një muaj në spital. Fillimisht u trajtua për një infeksion por më pas iu nënshtrua procedurës kirurgjikale.

Duka më pas u bashkua me Mbretëreshën në Kalanë Windsor, ku ata kaluan ditët e tij të fundit së bashku. Philip ndërroi jetë dy muaj para përvjetorit të tij të 100-të në qershor.

Duka i Edinburgh-ut zyrtarisht u tërhoq nga detyrat mbretërore majin e vitit të kaluar. Princi Philip ishte bashkëshorti me jetë më të gjatë në historinë britanike. Ai ishte martuar me monarkun në fuqi për më shumë se shtatë dekada. /Demokracia.com/

Të ngjashme