Sport
Zbulohet sa është dëmi material i shkaktuar nga përleshja mes tifozëve në finalen Prishtina – Trepça
Demokracia
13:56 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Prishtina dhe Trepça u takuan në finalen e Superkupës së Kosovës, në një ndeshje që zgjati shumë.

Kjo për fatkin se pati përleshje të mëdha mes dy palë tifozëve ‘Plisave’ dhe ‘Torcidave’.

Ka qenë një përleshje e madhe ku pati edhe të lënduar si nga Policia e Kosovës, ashtu edhe nga dy tifozëritë.

Megjithatë dëmi i bërë mbrëmë nga tifozët ka qenë jashtëzakonisht i madh.

Këshilltarja komunale e LDK-së në Kuvendin e Prishtinës, Fiknete Bejta, ka vizituar sallën e Pallatit e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, ku mbrëmë u zhvillua finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Ajo ka publikuar disa foto, teksa ka shkruar se dëmi i shkaktuar nga tifozët është i madh në vlerë prej 50 mijë eurove.

“Vizituam, Sallën e Sportit në Pallatin e Rinisë e cila u dëmtua mbrëmë nga huliganët gjatë lojës së finales së Kupës së Kosovës. Përveç dëmeve fizike që kanë pësuar disa policë, janë dëmtuar rëndë tribunat e palestrës së vogël në Pallatin e Rinisë, dyert, xhamat mbrojtës dhe parketi. Kjo sallë është rinovuar rishtas nga NPL”Pallati i Rinisë” dhe dëmi llogaritet të jetë minimumi 50 mijë euro”, ka shkruar Bejta./Demokracia.com/

Të ngjashme