Rikthimi i Dani Alves në Barcelonë u bë i mundur edhe falë kërkesave të ulëta ekonomike të brazilianit, përveç miratimit të trajnerit Xavi.
Siç raportohet nga La Vanguardia, ish-mbrojtësi i Juventus dhe Paris Saint-Germain do të marrë pagën më të ulët në La Liga (duke përjashtuar lojtarët e sektorit të të rinjve), dhe padyshim të gjithë ekipit Blaugrana.
Konkretisht, paga do të jetë “vetëm” 155 mijë euro në vit…
Madje, braziliani kishte rënë dakord të paguhej edhe për shumën simbolike 1 euro në muaj, por nuk ishte e mundur, pasi rregullorja parashikon që lojtarët të paguhen sipas kontributeve të tyre dhe në këtë rast, duke parë kontributet ndër vite të Alves, paga e tij nuk mund të jetë më e ulët se sa 155 mijë euro në vit, që janë gati 13 mijë euro në muaj. /Demokracia.com