Gjyqtari rumun, Octavian Sovre ishte bërë viral pasi i kërkoi një autograf yllit norvegjez të Borussia Dortmundit, Erling Haalandit në ndeshjen Manchester City – Dortmund në takimin e parë çerekfinal në Ligën e Kampionëve.
Anësori rumun u kritikua shumë për këtë gjest të tijë, derisa iu kontestua edhe profesionalizmi i tij. Qwllimi i tij ishte që autografin e norvegjezit të dalë në ankand për bamirësi përcjell Demokracia.com.
Por, derisa askush nuk e dinte arsyen se pse gjyqtari në fjalë bëri këtë veprim, ishte presidentja e Shoqatës SOS Autizimi, Bihor Simona Zlibut që i doli në krah Sovres.
“Ai autograf është për një çështje fisnike”, i tha Zibut gazetës rumune Gazeta Sporturilor.
“Ndoshta njerëzit nuk e dinë, por Tavi është i përfshirë drejtpërdrejt në mbështetjen e kësaj Shoqate. Ai na ka ndihmuar shumë gjatë gjithë këtyre viteve.” /Demokracia.com