Kuriozitete
Zbulohet pylli antik brenda një grope afro 200 metra në sipërfaqen malore
Demokracia
07:36 | 19 Maj 2022

Share:

Në Kinë është zbuluar një pyll i madh antik, brenda një grope të thellë afro 200 metra në sipërfaqen e një mali.

Në këtë gropë u gjeten pemë dhe bimë antike, të cilat edhe mund të fshehin disa specie që nuk janë zbuluar kurrë më parë, raporton LiveScience, transmeton arbresh.info

Në Leye të Guangxi Zhuang, gropa u identifikua nga disa zbulues shpellash, ku brenda gropës ata hasën në tri hyrje të shpellave brenda hapësirës me 306 metra lartësi dhe 150 metra gjerësi.

Udhëheqësi i ekspeditës Chen Lixin për revistën Live Science tha: “nuk do të befasohesha nëse brenda shpellës do të zbuloheshin specie që nuk janë parë nga shkencëtarët deri më tani”, dike shtuar se disa pemë që ai i pa brenda shpellës ishin afro 40 metra të gjata.

George Veni, drejtor ekzekutiv i Institutit Kombëtar Kërkimor të Shpellave dhe Karstikeve tha për Live Science, se dallimet dhe ndryshimet në gjeologji, klimë dhe faktorë të tjerë nënkuptojnë se karstet – formacione brenda sipërfaqësore të maleve, që e gërryejnë brendësinë e gurëve malor, e që mund të çojnë deri në formimin e këtyre gropave, e bëjnë Kinën unike në këtë drejtim.

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025