Klubi i Tottenhamit pasditen e së martës e ka zyrtarizuar Antonio Conten trajner të ri të skuadrës.
Conte është emëruar trajner i ri i ‘Spursave’, pasi të njëjtit një ditë më parë e shkarkuan Nuno Espirito Santo për shkak të rezultateve negative.
Antonio Conte ka nënshkruar kontratë 18 mujore me klubin londinez, kontratë kjo që mund të vazhdohet.
Më të marrë drejtimin e Tottenhamit është zbuluar edhe paga marramendëse që do ta marrë Conte.
Ai do të paguhet 15.6 milionë euro në vit në klubin e ‘Spurs’, duke u bërë kështu trajneri i dytë më i paguar në botë, pas Pep Guardiolës së Manchester City, i cili paguhet 23 milionë euro në sezon.
Conte rikthehet në Premierligë pas tri viteve, ku kishte drejtuar Chelsean, ekip me të cilin ishte shpall edhe kampion i Anglisë.
Më poshtë keni listën e 10-të trajnerëve më të paguar në botë. /Demokracia.com