Sport
Zbulohet ora e meçeve të Laura Fazliut dhe Akil Gjakovës në “Oran 2022”
Demokracia
15:59 | 30 Qershor 2022

Share:

Kosova është shumë pranë t’i fitojë edhe dy medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Pas Distria Krasniqit, Flaka Loxhës dhe Shpëtim Bajokut, Kosova synon dy medalje tjera sot.

Fillimisht, Laura Fazliu ka siguruar medaljen e argjendtë në kategorinë 63 kg në xhudo, por e synon të artën në finale.

Fazliu do të përballet në finale ndaj spanjolles Perez Cabana nga ora 17:10.

Kurse, në anën tjetër, Akil Gjakova ndeshet për medaljen e bronztë.

Xhudisti pejan do të përballet me italianin Manuel Lombardo nga ora 17:20./Demokracia.com/

 

Të ngjashme
Sport • 18 Maj 2024