Arkeologët izraelitë kanë zbuluar një tualet 2700 vjeçar të punuar për shtëpi.
Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit (IAA), raportoi se arkeologët zbuluan një tualet të lëmuar dhe të gdhendur gëlqeror në një dhomë drejtkëndëshe në një rezidencë të madhe që shikonte atë që tani është Qyteti i Vjetër në lagjen Armon Hanatziv të Jerusalemit, transmeton DW, përcjellë Demokracia.
Eli Eskosido, drejtor i Autoritetit të Antikiteteve të Izraelit, tha: “Dikush mund të imagjinojë vetëm pamjen befasuese”.
Arkeologët kanë gërmuar pjesërisht këtë tualet, për të cilin ata besojnë se daton në shekullin e shtatë para Krishtit.
Ata madje mund të kenë gjetur dëshmi të aromës së lashtë të ajrit.
Vendbanimi ku u gjet tualeti kishte kolona guri dhe një kopsht me pemishte dhe bimë, tregues të tjerë të privilegjit të atyre që uleshin në fronin gëlqeror./Demokracia.com/