Lajme
Zbulohet një rast misterioz me hepatit në Panama
Demokracia
17:17 | 07 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Autoritetet shëndetësore në Panama njoftuan se një rast misterioz i hepatitit (inflamacion i mëlçisë) është parë tek një fëmijë në vend.

Sipas lajmeve të Xinhua, Lourdes Moreno, shefi Kombëtar i Njësisë së Epidemiologjisë në Ministrinë e Shëndetësisë së Panamasë, konfirmoi se hepatiti misterioz, i cili u paralajmërua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në prill, se është përhapur në të gjithë botën, u zbulua tek një fëmijë 2-vjeç, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në vend është shënuar rasti i parë i hepatitit misterioz.

– Rastet në rritje të hepatitit në SHBA

Sipas lajmeve të mediave kombëtare, 8 fëmijë të tjerë në shtetin federal Ohio në SHBA janë infektuar me virusin misterioz të hepatitit. 1 në 8 fëmijë, më i madhi prej të cilëve 10-vjeç, iu nënshtrua transplantit të mëlçisë për shkak të sëmundjes.

Numri i fëmijëve të infektuar me virusin në SHBA shkoi në 40. Rasti i parë i hepatitit misterioz në vend u njoftua në shtetin e Dakotës së Veriut.

Në SHBA, Alabama është ndër shtetet ku sëmundja është më e zakonshme me 9 raste dhe Kalifornia me 7 raste.

Në deklaratën e OBSH-së më 4 maj thuhet se u raportuan të paktën 228 raste të hepatitit nga 20 vende dhe 18 fëmijë me virus pësuan dështim të mëlçisë dhe kishin transplantuar mëlçinë.

– Raste misterioze të hepatitit

OBSH-ja në një deklaratë me shkrim më 16 prill njoftoi se 74 fëmijë në Britani ishin zbuluar me virusin e hepatitit nga një shkak i panjohur.

Virusi i hepatitit është zbuluar edhe në Spanjë, Gjermani, Poloni, Danimarkë, Japoni, SHBA, Kanada dhe Izrael në fund të prillit.

Thuhet se fëmijët tek të cilët është zbuluar virusi kanë pasur simptoma të tilla si verdhëza, diarre, të vjella dhe dhimbje barku muajin e fundit dhe disa raste janë trajtuar me transplant të mëlçisë për shkak të inflamacionit të rëndë të mëlçisë.

Përkufizimi i sëmundjes si “misterioze” ose “me shkak të pasigurt” solli në mendje virusin COVID-19, duke sjellë gjithashtu mundësinë e një “pandemie të re globale”.

Para se të emërohej, COVID-19 përshkruhej si një “sëmundje misterioze e mushkërive”.

Të ngjashme