Kuriozitete
Zbulohet misteri i çarjes së gomave të makinave në një fshat në Itali
Demokracia
08:52 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Që nga muaji korrik, banorët e fashatit Vastogirardi në rajonin Moliese të Itali përballeshin çdo ditë me gomat e makinave të tyre të shpuara. Të synuara ishin kryesisht automjetet e parkuara pranë qendrës historike, ndërsa rastet e përsëritura i çuan banorët e fshatit të dyshonin nëse autori ishte dikush nga fshati, që mund të “hakmerrej” për ndonjë ngjarje të papëlqyeshme.

“Komploti” u zbulua pas disa muajsh hetime, pasi kamerat e sigurisë kapën një qen me emrin Billi, i cili kafshonte gomat e makinave.

Nënkryetari i bashkisë, Remo Scocchera, tha se çështja ishte kthyer në problem për banorët pasi po i pengonte në aktivitete e përditshme, e madje edhe që të shkonin në punë.

“U bë me të vërtetë një problem, njerëzit nuk ishin në gjendje të shkonin me makinë për në punë për shkak të gomave të shpuara, të cilat kushtonin shumë para. Fatmirësisht tani është zgjidhur dhe është një gjë pozitive që autori nuk ka qenë person në fshat”, tha ai.

Veterinari tha se sjellja e qenit mund të shpjegohet me një rast të rëndë të infeksionit të mishrat e dhëmbëve, që e bëri atë të gërryente gomat për të lehtësuar dhimbjen.

Të ngjashme
Kuriozitete • 26 Prill 2024