ShowBiz
Zbulohet lidhja e Mbresës me Faton Shoshin?
Demokracia
10:30 | 22 Gusht 2023

Share:

Mbresa ishte një prej konkurrenteve më të përfolura të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo arriti deri në finalen e madhe, ku përfundoi e pesta në renditje dhe njëherësh femra e dytë më e votuar nga publiku.

Mbresa pas daljes nga BBVK, publikoi baladën “Pa ty” e cila u prit shumë mirë nga publiku, gjersa mori si dhuratë nga produksioni bashkangjitjen në televizionin Klan Kosova.

E duket se të reja për Mbresën, ka edhe në jetën e saj private.

Kjo pasi ajo ka nisur një lidhje të re me menaxherin e dikurshëm të estradës, Faton Shoshin.

Prive ka sjell pamjet ku dyshja shihen bashkë dhe sipas raportimit, thuhet se çifti prej kohësh janë të pandarë nga njëri-tjetri.

Faton Shoshi përndryshe më parë ka qenë në lidhje me këngëtaret e njohura Era Istrefi dhe Zanfina Ismaili.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024